A keni përgjegjësi për inceneratorët? Replika e Ramës: Nuk di ndonjë "aferë”...

16 February 2022, 19:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A keni përgjegjësi për inceneratorët? Replika e Ramës:

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Facebook pas pyetjes që një ndjekës i ka bërë për debatin e ditës, ineceneratorët.

I pyetur nëse kryeministri Rama ndjen se ka përgjegjësi për aferë e inceneratorëve, thekson se nuk është në dijeni për ndonjë aferë inceneratorësh, duke shtuar se është bërë një punë e madhe që sipas kryeministrit ka shpëtuar tri komunitete të mëdha nga makthi i plehrave.

Ilir Mustafaraj: A ndjeni përgjegjësi ju z. Kryeministër për aferën e inceneratorve?.

Edi Rama: Ilir Mustafaraj për cilën “aferë të inceneratorëve” se unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier! Nëse në këtë punë të mire ka pasur edhe individë ë mbrapa shpinës së qeverisë, kane abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit.

  •      
     
     

 

 


Video