"Kushtetuesja të shkarkojë Metën", Rama nga SHBA: Duhet të vërë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur

16 February 2022, 14:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kushtetuesja të shkarkojë Metën", Rama nga SHBA: Duhet
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministrin Rama

Mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën është e vendosur që të mos e lërë Ilir Metën ta çojë deri në fund mandatin e tij të plotë 5-vjeçar, të cilit i përfundon me 24 korrik të këtij vitit.

Edhe pse ky vendim tashmë i takon drejtësisë, kryeministri e pa të nevojshme që nga Ëashingtoni të orientonte anëtarët e Gjykatë Kushtetuese.

"Është koha që ti lihet Gjykatës Kushtetuese fjala dhe mundësia që të vendosë në vend nderin e nëpërkëmbur të Kushtetutës".

Duke nisur nga vizitat e shpesht të tij në SHBA, Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Ilir Meta pas një shkarkimi të mundshëm do të ketë të njëjtin fat si Sali Berisha për t’u shpallur "non grata" nga DASH.

"Janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë por duke qenë se Ilir Meta është në gjykim nga Gjykata Kushtetuese nuk do të doja të hyja në këtë grackë".


Video