Berisha akuza Ramës dhe Bashës: Po i grabisin Durrësit 800 mijë metër katrorë tokë në Port

16 February 2022, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha akuza Ramës dhe Bashës: Po i grabisin Durrësit 800
Sali Berisha porti i Durrësit

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Durrësi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se po grabisin 800 mijë metër katrorë tokë në Port.

Sipas Berishës, kjo po realizohet nëpërmjet një skemë të mirëfilltë mafioze, duke gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara dhe pas 'zhdukjes' së emirit, 100% e aksioneve iu shitën "kompanisë ofshorë të Rama-Basha". Sipas Berishës, kjo po bëhet vetëm, për të fshehur paratë e drogës.

"Një nga aferat korruptive më të mëdha të planetit. Megagrabitës kanë vendosur t'i rrëmbejnë qytetit, në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metër katrorë në një vlerë prej disa mld euro. Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj e emiri është zhdukur dhe siç thotë ministrja që njihet për grykësinë e saj, në rregullat tregtare i shiti 100% kompanisë ofshorë Rama-Basha të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë tokë në zemër të Durrësit. Nuk ka në histori një vjedhje gjigante e këtyre përmasave. Kjo bën që inceneratorët që janë një vjedhje flagrante, të duken një nënfish i vogël i asaj që po zhvillohet në Durrës. Po e bëjnë vetëm për të larë paratë e drogës në këtë aferë", tha ai.


Video