Ndryshimet në Qeveri, Rama dërgon për dekretim te Begaj emrat e ministrave të rinj

6 September 2023, 16:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshimet në Qeveri, Rama dërgon për dekretim te Begaj emrat e
Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj, që u deklaruan dy ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Rama ka kërkuar nga Begaj që të dekretojë anëtarët e rinj të kabinetit. Nryshimet e bëra nga Rama kanë prekur ministritë më poshtë:

Ministër Financave – Ervin Mete

Ministri Jashtëm – Igli Hasani

Ministre Bujqësisë – Anila Denaj

Ministre e Arsimit – Ogerta Manastirliu

Ministre për Sipërmarrjen – Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku

Ministre e Shëndetësisë – Albana Koçiu

Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë shkarkimin e ministrave që mbanin postet përkatëse dhe më pas të dekretojë emërimin e të zgjedhurve të rinj.


Video