Ish-deputeti i PD merr drejtimin e televizionit 'A2' në Shqipëri!

5 September 2023, 15:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputeti i PD merr drejtimin e televizionit 'A2' në
A2/ Partia Demokratike

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias.

Njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejtimin e një medie siç është televizioni "A2 CNN". 

Ditën e sotme është bërë prezantimi i Astrit Patozit me stafin dhe detyra e tij do të jetë administrator i kompanisë. Patozi menjëherë ka filluar punën për sezonin e ri mediatik për të çuar "A2 CNN" në një nivel tjetër.

Lajmi është konfirmuar për VoxNews nga vetë ish-deputeti Patozi për emërimin në detyrën e re si drejtues i televizionit A2. 

Ish-deputeti i PD merr drejtimin e televizionit 'A2' në
Astrit Patozi/ Sali Berisha

Astrit Patozi është gazetar dhe politikan që prej shumë vitesh ka punuar në media, më pas ka pasur detyra të rëndësishme politike deri te kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike. 

Ai u nda nga linja zyrtare e PD-në në vitin 2017, pas përplasjeve dhe përjashtimit nga Lulzim Basha.



Video