‘Nuk jam ushtar as i Bashës e as i Berishës’, Bardhi: Ja kush do replikoj me kryeministrin në parlament!

6 September 2023, 11:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Nuk jam ushtar as i Bashës e as i Berishës’, Bardhi: Ja
Gazment Bardhi në Breaking në Top News

Kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike, Gazment Bardhi i  ftuar në emisionin 'Breaking' në Top News u shpreh se nuk është as ushtar i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës.

Bardhi u ndal  te mbledhja e përbashkët me grupin e Berishës dhe me aleatët duke pohuar se do unifikojmë axhendën politike të opozitës në parlament. 

Bardhi: Unë jam ende kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike përderisa kam besimin e kolegëve deputetë.  Unë jam ushtar i parimeve dhe vlerave të qëndrmeve të mia nuk jam ushtar as i Sali Berishë dhe as i Lulzim Bashës.

Takimi i djeshëm kishte të bënte me unifikimin e axhendës të aksionit politik të opozitës, i gjithë grupi parlamentar do unifikoj aksionin politik.

Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi foli edhe se kush do replikojë me kryeministrin Rama në parlament.

Bardhi: Sipas ligjit i takon kryetarit të grupit parlamentar ose mund t’ia delegoj replikën një kolegu deputet të opozitës.


Video