Deputetja e PD “zbërthen” mesazhin e Ramës në Asamblenë e PS: Keni vjedhur sa keni dashur, lekët na dalin për...

5 September 2023, 20:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetja e PD “zbërthen” mesazhin e Ramës në
Edi Rama në Asamblenë e PS

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli Gjoni ka komentuar zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, fjalën që mbajti kryeministri Edi Rama si dhe ndryshimet në rang ministrash në qeverinë e socialistëve.

Përmes një komenti të shkurtër në Facebook, Bardeli thotë se mesazhi i Ramës drejtuar të tijëve ishte i thjeshtë: “Keni vjedhur sa keni dashur, tani mos vidhni më. Lekët e vjedhura na dalin të vazhdojmë të grabisim vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje”.

Lidhur me emërimin e Arbjan Maznikut si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ajo thotë se Rama bën ministra ata që kanë pasion korrupsionin.

Reagimi i plotë i Bardelit:

Mesazhi i ER në asamblenë e korrupsionit ishte: Keni vjedhur sa keni dashur, kam bërë sikur nuk ju kam parë pavarësisht se kam firmosur! Tani mos vidhni më, boll për hir të popullit! Lekët e vjedhura përmes krimit e korrupsionit na dalin të vazhdojmë të grabisim vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje!

Ndërkohë që anëtarët e thjeshtë të partisë së tij i trajton si skllevër ndërsa drejtuesit e G99 që nuk janë të votuar ndonjëherë dhe që korrupsionin e kanë pasion i bën ministra! Në fakt problemi i kësaj qeverisje është vetë ai si relike e vjetër që ndryshon bojën për të shpëtuar veten në sytë e shqiptarëve!

Në parlament për të denoncuar me fakte krimin e korrupsionin e pandalshëm të kësaj Qeverie!


Video