Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës ka nënvizuar se institucionet ndërkombëtare nuk mund të dështojnë sa i takon te drejtes dhe fakteve pasi pasojat për shtetet do ishin fatale.
Ai tha se ka shkuar të flasë aty jo për Shqipërinë, por për një vend që lidhet si mishi me shpirti me Shqipërinë.
"Një çështje thelbsore të së vërtetës e drejtësisë që na kërkon të reflektojmë së bashku, Nuk kam ardhur këtu të flas kryesisht për Shqipërinë, tema e shqëtësimit që dua të ndaj lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.
Ka lidhje me një vend me të shkuarën e vet e me ndikimin që mund të ketë me të ardhmen. Mbi rolin që Evropa dhe institicionet luajnë për mënyrën si i zhvillojnë këto marrëdhënie. Kërkon guxim prej udhëheqësve, e besim të bashkëndarë tek institucionet ndërkombëtare.
Nëse dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja për ne po aq e madhe sa dëmi që i shkaktohet cdo viktime të vetme, dëmi shkon shumë larg, është dëm për gjithë bashkësinë tonë të popujve e kombeve, goditje ndaj përpjekjeve për të kthyer faqen e errët të historisë. Nëse institucionet dështojnë kjo goditje mund të jetë fatale.
Për ju lufta kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb ndërsa rrekemi ta shërojmë. Nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që e përcakton veten si organizata uhdëheqese në kontinent për të drejtat e njeriut, faktet nuk duhet të cënohen nga lojërat e pushtetit e zgjidhjet duhet ti qëndrojnë testit të së ardhmes.
Shqiperia nderton marredhenie pershi me Serbinë e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje por tani është partner i rëndësishëm në nismën tonë të Balkanit të Hapur. Evropa për ne është projekt ekzistencial. Asnjë herë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne. Të tjerët vendosnin për ne." deklaroi Rama
Në fjalën e tij në KiE, kryeministri Edi Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.
“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës”, tha Rama.