Rama i drejtohet nesër Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty për UÇK

11 October 2022, 17:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama i drejtohet nesër Këshillit të Evropës, kërkohet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e nesërme, datë 12 Tetor, një fjalim të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Kreu i Qeverisë Shqiptare do t’i drejtohet Këshillit të Evropës nesër rreth orës 15:00 (me orën shqiptare) për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. Pas kalimit në Kuvend, Rezoluta u është dërguar:

1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


Video