“Do flas me Palokën", Bardhi për negociatat me Berishën: Nuk hyjmë me kushte, por as nuk pranojmë kushte

10 October 2022, 16:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do flas me Palokën", Bardhi për negociatat me
Gaz Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pasi u caktua si negociator nga grupi i Alibeajt për të negociuar me Berishën dhe faktorët e tjerë opozitarë për mundësinë e futjes me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bardhi tha se do të diskutojë me Edi Palokën, i cili është vendosur si “negociator” për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, ai nuk do të negociojë me Palokën, por do të diskutojnë lidhur me mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët.

Ndër të tjera, Bardhi u shpreh se grupi i Alibeajt nuk do të shkojë në diskutime me kushte, por as nuk do të pranojë kushte nga grupi i Berishës.

Bardhi: Në dijeninë time, zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka për të biseduar. Unë do kontaktoj me zotin Paloka. Është koleg i imi. Nuk do negocioj me zotin Paloka. Por do ulemi të bisedojmë për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat në zgjedhjet lokale. Duke qenë një kandidat i përbashkët i demokratëve, shancet rriten në mënyrë të konsiderueshme.

Pyetje: Do pranoni procesin e primareve?

Bardhi: Nuk bëj bisedime përpara kamerave. Do bisedoj me zotin Paloka, do shoh se kush është qëndrimi i kolegëve të tjerë. As nuk hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte. Demokratët duan bashkëpunim të çdo faktori opozitar për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Si do biem dakord për modalitetet, do shohim. Unë shkoj për të biseduar me një koleg të nderuar.


Video