Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimajt tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se për vitin 2023, rritja ekonomike do jetë 5.7% në terma nominalë.
“Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë.
Do të vijojmë të kemi një konsolidim fiskal, duke reduktuar normat e defiçitt, duke parashikuar një balancë primare. Qëllimi është që ekonomia shqiptare të përballojë të gjitha rreziqet nga krizat.
Ky buxhet do të vijojë të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe do të vijojë të mbështesë shtresat në nevojë", u shpreh Brahimaj.