Zgjedhjet lokale/ Alibeaj ndryshon qendrim: Të gatshëm për bashkëpunim me Berishën; caktohet Bardhi si negociator

10 October 2022, 15:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet lokale/ Alibeaj ndryshon qendrim: Të gatshëm për
Alibeaj dhe Berisha

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas mbledhjes së sotme me grupin parlamentar të tij, ku u diksutua për zgjedhjet vendore 2023. Sipas Alibeaj, të gjithë deputetët në takim kanë qenë unanimisht dakord që opozita të dalë me një kandidat të vetëm.

Ata kanë ndryshuar qendrim 180 gradë, ku tashmë janë të gatshëm për të diskutuar edhe me PD-në e Berishës dhe me çdo faktor opozitar për të dalë me një kandidat të vetëm. Deputetët e Alibeajt kanë caktuar deputetin Gazment Bardhi si negociator për të negociuar me palët e tjera.

“Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me cdo faktor opozitar.

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e cdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.

Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale”, thuhet në deklaratë.


Video