“I shiti partinë Tom Doshit për t’u bërë kryetar”, Gjinushi i përgjigjet Berishës: Nuk di as tabelën e shumëzimit

11 October 2022, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“I shiti partinë Tom Doshit për t’u bërë
Në foto: Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe kreu i PD, Sali Berisha

Në një intervistë në News24, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është përgjigjur kritikave të kreut të PD Sali Berisha.

Gjinushi tha se kreu i PD i ka kaluar të gjitha limitet, ndërsa shtoi se opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull

“E kam pas sqaruar që ka akuza ka shpifje , ky i ka kaluar limitet , mendoja që është çliruar nuk e dija që ka akoma sëmundje. Opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull. Ai nuk mund të flasë për këtë se nuk di as tabelën e shumëzimit, ngatërron edhe %.

Kur ishte pedagog ka qenë nga më servilët, në ’90 i kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike dhe këto i di mirë. Sa i takon regresit e din mirë se është e kundërta e asaj që bëri Berisha në 2007, ku çështja ka shkua në Gjykatën Kushtetuese, ka bllokuar emërimin e Rexhep Mejdanit të zgjedhur nga ASH”, tha ai.


Video