Ministri i Mbrojtjes "i vë syrin" një avioni në "Paris Air Show": Aks për modernizimin e FA

18 June 2025, 17:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Mbrojtjes "i vë syrin" një avioni në
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në Paris Air Show

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka marrë pjesë në panairin e mjeteve ajrore që po mbahet në Paris të Francës.

Vengu ka vëzhguar nga afër disa avionë, kryesisht ata që mund të përdoren për shuarjen e flakëve, por nuk ka lënë pa i hedhur një sy edhe atyre më të avancuar teknologjisht, si dronët pa pilotë.

Edhe më herët, Vengu është shprehur se Shqipëria planifikon të blejë dy avionë, të cilët do të mund të përshtaten si për përdorim civil dhe ushtarak.

Aktualisht Forcat Ajrore kanë rreth 20 helikopterë dhe një numër të papërcaktuar dronësh pa pilot të prodhimit turk si dhe asnjë avion luftarak.

Industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe kualifikimi i efektivëve tanë në përdorimin e tyre përbëjnë tre akse të modernizimit të Forcave tona të Armatosura.

Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, pata mundësinë të njihem nga afër me teknologjitë dhe mjetet që ofrojnë disa prej kompanive më prestigjioze në botë si: Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran.



Video