Kalon me 72 vota projektligji për enegjinë në ndërtesa, PSD-ja e Tom Doshit bashkon votat me maxhorancën

16 June 2025, 17:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kalon me 72 vota projektligji për enegjinë në ndërtesa,

Parlamenti ka kaluar me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për menaxhimin e energjisë në ndërtesa.

Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku Dashnor Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.

PSD-ja së Tom Doshit bashkoi votat me maxhorancën, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën.


Video