Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në orën 10:00, si çdo të hënë të tretë të muajit, ish-kryeministri Sali Berisha do të duhej të paraqitej në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, por nuk është paraqitur në ambientet e kësaj strukture.
Edhe pse u montua podiumi dhe u vendos mikrofoni, ku Sali Berisha pasi del nga SPAK-u mban një fjalim, kreu demokrat nuk u paraqit për shkak të një gjendjeje virale që po kalon. .
Në SPAK u paraqit vetëm avokati i Berishës, i cili shpjegoi arsyen e mosparaqitjes së zotit Sali Berisha.