Me llogari të bllokuara/ Ahmetaj pajton kompaninë e shtrenjtë amerikane për të kundërshtuar SPAK!

23 November 2023, 12:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me llogari të bllokuara/ Ahmetaj pajton kompaninë e shtrenjtë
Arben Ahmetaj

Nga arratia, Arben Ahmetaj, ka pajtuar një firmë avokatie amerikane me bazë në Boston, për të bërë mbrojtjen e tij publike dhe ligjore, përmes një raporti prej 420 faqesh të cilin ja ka dërguar ish kolegëve të tij, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla.

Teksa SPAK ka prova të bazuara se Ahmetaj ndodhet në kushtet e konsumimit të veprës penale “Korrupsion Pasiv i Funksionarëve të Lartë”, ish zëvendëskryeministri ka paguar për t’i përgatitur mbrojtjen ligjore avokatët e kompanisë “Nixon Peabody”.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, po e njëjta firmë po përgatit mbrojtjen ligjore edhe të ish presidentit ametikan, Donald Trump dhe bazuar në sondazhin e Global 100, renditet ndër firmat ligjore më të kushtueshme në botë.

Konkretisht pagesa mesatare e Nixon Peabody është afërsisht 58 mijë e 227 dollarë për një Asistent Ligjor, ndërsa vetëm një orë konsultim kushton 106 dollarë në orë. Kjo faturë paguhet nga Ahmetaj, ndërkohë që gjykata i ka sekuestruar llogaritë e tij bankare.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Arben Ahmetaj e konsideron procesin e ndjekur ndaj tij, një persekutim politik.

“Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.” – thotë Ahmetaj në reagimin e tij publik.

Këtë raport Ahemtaj ia ka dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi.

 


Video