22 nëntori do jetë festë zyrtare/ Rama në samitin e tretë të Diasporës: Një faqe e re për shqiptarët!

23 November 2023, 12:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
22 nëntori do jetë festë zyrtare/ Rama në samitin e
Edi Rama

Në Samitin e Tretë të Diasporës mbajti fjalën e tij dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Ai e nisi me simbolikën e veçantë të numrit 111, referuar përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e duke theksuar se ky takim vjen në një moment historik.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se 22 nëntori do të jetë gjithashtu një festë zyrtare. “Dita e Alfabetit e 22 nëntorit të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe shpresoj që edhe Presidentja e Kosovës t’ia sugjeroj kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time.

“Shumë të nderuar miq, e të ftuar zonja e zotërinj! 111-ta, thonë se është një numër unik në llojin e vet, bestytnitë e gojëdhanat flasin se 3 1-shat sëbashku simbolizojnë fuqinë transformuese të vendimit, për të tjerë 111-ta është numri i engjëjve apo shifra e perfeksionit të universit dhe pavarësisht konteksit, kur 3 1-shat bëhen bashkë në kalendar apo ëndrra, të parët këshillojnë meditim dhe përqendrim tek emocionet pozitive, sepse ata mendonin se këto numra që u shfaqen njerëzve para janë sinjal i një momenti historik që ka ardhur, për jetën individuale apo kolektive. Me këtë ogur të mirë, unë kam kënaqësinë e madhe t’ju them të gjithëve dhe në mënyrë të posaçmëe Presidentes së Kosovës, përfaqësuesve të lartë të shqiptarëve në RMV, në Malin e Zi, në komunën e Preshevës, mirësevini të gjithë në Tiranë, në samitin e tretë të Diasporës, në agim të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.”

Ky samit 2-ditor, për kreun e qeverisë është një mundësi e të gjithë shqiptarëve bashkë për të shkruar një faqe të re, me bashkëpunim e objektiva të përbashkëta.

“Dhe përtej simbolikës, ky takim 2-ditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit, të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seanvcave të mëdha plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë bashkë për të shkruar një tjetër faqe të re për shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën se si do u qasemi sfidave të botës ku jetojmë, e cila ndikon vendet ku ne jemi e njëkohësisht si të bashkojmë më mirë forcat për t’ja dalë në realizimin e ambiceve legjitime dhe objektivave. Patjetër që nuk mund ta lë pa përmendur se ky samit, ndodh pak ditë pasi 1-shat e Kosovës, RMV-së sëbashku në një skuadër jo vetëm e çuan Shqipërinë në Europë në kuptimin e plotë të fjalës por na ritreguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet e forcat.”

“Kemi një strategji e qëllim, për të fituar. Sëbashku, asnjë objektiv s’është i paarritshëm, asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse jemi të vendosur ta realizojmë”, iu drejtua Rama të gjithë shqiptarëve.

Duke renditur sukseset e shqiptarëve në botë, ai tregoi dhe historinë e një emigranti të thjeshtë, e cila përçon një mesazh kuptimplotë.

“Dhe nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrim në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata emra që na bëjnë ne krenarë si shqiptarë, sepse përmenden me shumë admirim e respekt në një botë shumë më të madhe se e jona, të gjtihë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe se sa mundësitë e tyre mund t’ua këshillon. Mira Murati, Dua Lipa, Mira Mezini, Altin Kadareja, Rita Ora, Ermonela Jaha, Lorik Cana, Igli Tare e me radhë e me radhë, janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në maja të ndryshme të botës, port ë përbashkët kanë fuqinë për t’i shkuar deri në fund ëndrrës së tyre. Këta janë ata që ne njohim, por sa janë të panjohurit! Nëse ka një mësim nga gjithë suksesi i shqiptarëve në diasporë, nga gjithë sukseset individuale, është se “asnjë ëndërr sado e madhe, kur njerëzit e shohin me sy hapur, nuk është e paarritshme përderisa e shohin, por sa njerëzit janë të gatshëm ta synojnë ta arrijnë dhe të paguajnë të gjitha kostot e asaj përpjekjeje, të ngrihen nga të gjitha rrëzimet në atë ngjitje, t’u rezistojnë lodhjeve, kjo e bën dallimin.

Ndërkohë që mendohesha se çfarë do thoja këtu, m’u kujtua historia reale ne një djali, që ishte minoren kur iku nga një zonë e thellë në Greqi, kaloi kufirin ilegalisht dhe punonte si mbledhës frutash e kursente çdo lek që merrte, aq sa flinte në pemë. Në pemën e arave ku punonte. Dhe pse i kursente? Se kishte dhe ai një ëndërr, kur kishte shkuar atje për herë të parë, ishte larë më ujë të ngrohtë në vaskë dhe kishte ëndërr ta blinte e ta çonte në fshat e të lante babain. Dhe ma ka treguar se si arriti të mbledhë lekët, të blente vaskën dhe të paguante transportin, të bënte gjithë rrugën me mallrat aty afër vaskës që të ishte i sigurt që do arrinte në destinacion, të merrte pastaj një tjetër kamionçinë dhe kur futi vaskën në shtëpi, gjtihë familja e priste, panë atë formën e çuditshme dhe menduan se djali qenka çmendur, e instaloi, hodhi dhe sapunët dhe e futi babain në vaskë. Më tha nuk doja që ai të vdiste pa provuar të lahej njëherë si njeri! Sa janë këto histori e sa ka ndryshuar sot jeta e të gjithë atyre që në vitet ’90 u larguan dhe u përballën me vulën në ballë si njerëz të padëshiruar, por mësimi i të gjithëve është sa shumë mund të bëjmë kur realisht jemi gati ta ndjekim ëndrrën dhe të kuptojmë se nëse vendet tona ku ne kemi fuqinë shtetbërëse, nuk kanë arritur për shumë e shumë kohë aty ku duhej të ishin sot, kjo ka të bëjë me aftësitë tona.”


Video