Berisha i cilësoi si ‘derra që nuk ngopen’, por Veliaj ishte në stadium me kryebashkiakun e Veronës dhe ish-futbollistin italian

22 November 2023, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha i cilësoi si ‘derra që nuk ngopen’, por Veliaj
Veliaj me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, një ish-futbollist i njohur i Romës

Sali Berisha, nën hetim nga SPAK për çështjen e kompleksit “Partizani”, ka postuar dje një video të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, një ish-futbollist i njohur i Romës dhe Italisë, ish-kampion i Serisë A, duke ngrënë një darkë në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe i duke i cilësuar si “derra”.

Përveç kryebashkiakut Tommasi, si ish futbollist i kombëtares italiane, i ftuar nderi për të ndjekur live ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai, të cilët zhvilluan një vizitë dy ditore në Tiranë, ku u takuan edhe me kryebashkiakun Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiakët Tommasi dhe Possamai janë takuar pas ndeshjes në ambientet e stadiumit edhe me sipërmarrës e investitorë shqiptarë, për të parë mundësi për investime mes Italisë e Shqipërisë, një praktike normale për gjithë delegacionet zyrtare që vizitojnë vendin tonë.


Video