Abazoviç merr çmimin “Shqiponja e Artë”: Simbol dashurie dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve

22 November 2023, 19:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abazoviç merr çmimin “Shqiponja e Artë”: Simbol
Abazoviç merr çmimin “Shqiponja e Artë”: Simbol i ardhmërisë së shqiptarëve në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë çmimin “Shqiponja e Artë” në Tiranë, në ceremoninë e Samitit të Diasporës në përkujtim të ditës së arbëreshëve.

Gjatë fjalës së tij pas marrjes së çmimit, Abazoviç tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.

“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe propozimi ynë ka qenë si të bëhet një shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë”, tha ai.

“Shqiponja e artë, dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shpresoj që shqiponja e artë dhe shqiponja e kombit do të jetë simbol i dashurisë, bashkëpunimit dhe ardhmërisë mes gjithë shqiptarëve në BE”, tha Abazoviç.

 


Video