Me kameraman me vete, Rama flet pas takimit me Thaçin në Hagë: E gjeta në top formë (Video)

10 May 2022, 14:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me kameraman me vete, Rama flet pas takimit me Thaçin në Hagë:
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur pas vizitës në Hagë në paraburgim që i bëri ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Rama tha se kjo vizitë ishte një çmallje e nevojshme dhe se Thaçin e gjeti “në top formë”.

"Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. Kur e kam takuar para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës Clirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UCK.


Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera se ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike e sovrane", tha Edi Rama. 

 


Video