Çfarë bëri Spiropali që meritonte ta përjashtonin nga Partia Soc...
24 Nëntor, 21:14Fokus

Nën tymin blu të hedhur nga deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe nën kaosin e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e seancës plenare të ditës së sotme.
Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.
Gjatë votimit, ka qenë deputeti demokrati Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës.
Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve.