Aksionin e opozitës në Kuvend deputeti i PS-së, Erion Braçe e ka cilësuar milici fashiste.
Sipas Braçes e gjitha që po ndodh ka të bëjë me raportin e Sali Berishës me drejtësinë.
Ish-gazetari që u bë deputet nuk ndal as ironitë me ish-kolegët e tij gazetarë, duke u shprehur se duhet të hanë mëngjes pasi ndryshe dëmtojnë stomakun.
“Provokohesh ti? Nuk ke grenë gjë mëngjes? Të bën dëm për stomakun. Nuk është aksion, por milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të mëresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, këtu kalojmë në fashizëm. Një grup deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste”, tha Braçe.
Pyetje: A nuk është provokim kur nxjerr ballkava?
Brace: Ti mund ta hash me kripë, imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. Bëhet fjalë për një njeri përballë drejtësisë, Berisha përballë drejtësisë.
Ky njeriu që është brenda kësaj çështje, bashkë me familjarët e tij, e kanë këtë dijeni. Ndaj përdorin dhunën. Ajo që po ndodh atje brenda nuk ka të bëjë me ca karrige. Do rrimë jo me mikrofon po me zë fyti.