Berisha shpall grevë, u drejtohet socialistëve: Më mirë të ikni!

2 November 2023, 09:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha shpall grevë, u drejtohet socialistëve: Më mirë
Sali Berisha

Një situatë kaotike ka përfshirë seancën plenare të parlamentit këtë të enjte. Deputetët e opozitës kanë përmbysur karrriget dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Në një prononcim nga rrjetet sociale brenda ambienteve të Kuvendit Berisha njoftoi se ata do të shpallin sot grevën e urisë në sallën e parlamentit.

Ai u kërkoi kolegëve të mazhorancës të largohen, pasi nuk do të lejojnë zhvillimin e një seance normale.

“Tani mund të ikni se ne do vazhdojmë, do të shpallim grevën”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Garda e Republikës ka rrethuar godinën, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit ka një prezencë të shtuar të policisë në rast të përshkallëzimit të situatës. Në terren është parë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, duke koordinuar punën e efektivëve.

Përveç numrit të lartë të gardistëve është vënë re dhe një prezencë e shtuar e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Është vënë re prania e Drejtorit të Policisë së Tiranës jashtë ambienteve të parlamentit, duke koordinuar punën e policisë në rast të eskalimit të situatës brenda ambienteve të parlamentit.

 


Video