Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputetët e maxhorancës dhe anëtarët e Komisionit të Ekonomisë kanë nisur “online” diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale.
Mbledhja po zhvillohet “online” pas përplasjes me deputetët e opozitës, të cilët kërkuan të ishin të pranishëm, edhe pse 6 prej tyre janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi për shkak të sjelljes në seancën e kaluar parlamentare.
Në mbledhje është i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, i cili ka prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2024.
Më herët, deputetët e grupimit të Berishës kanë kërkuar të dijnë nëse Partia Socialiste ka shpallur emergjencë, pasi vetëm në rrethana të tilla mund të zhvillohet mbledhja “online”.