“O Xhemal mos qëllo, na vrave”, përplasje mes deputetit të PS-së dhe ligjvënësve të opozitës për karriget!

2 November 2023, 09:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“O Xhemal mos qëllo, na vrave”, përplasje mes deputetit
Xhemal Qefalia

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është përplasur me deputetët e opozitës teksa ka tentuar të marrë karrigen e tij.

Në një moment deputeti socialist ka shtyrë Edmond Spahon.

“O Xhemal mos qëllo, na vrave”, i drejtohet Ina Zhupa.

Pak para nisjes së seancës së sotme, ka pasur një përplasje fizike mes deputetëve Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Xhemal Qefalisë.

Shkak për këtë është bërë fakti se deputetët e opozitës i kanë marrë karriget deputetëve socialistë.


Video