Juristi Ylli Manjani ka kritikuar opozitën që nuk po mbështesin protestën për Fredi Belerin që do të zhvillohet sot pasdite në Himarë, ndërsa ka kritikuar edhe policinë e Vlorës lidhur me këtë protestë.
"Turp e faqja e zezë ishte letra e Policisë Vlorë për të ndaluar një tubim, i vetmi në këto kohë të vështira për demokracinë, ku edhe opozita politike gjendet në drejtim të paditur. Madje kjo e fundit po lufton edhe korrupsionin në Zimbabve dhe nuk ka kohë të mbështesë një protestë për demokraci në Himarë", vë në dukje Manjani.
"Nuk ndalohet protesta, o Edvin!
Liria e tubimeve paqësore është çështje e Kushtetutës dhe jo e policisë politike të Vlorës!
Turp për Policinë e Shtetit Vlorë që vijon t'i shërbejë politikisht pushtetit të dhunës dhe jo qytetarëve!
Ç'është kjo frikë nga një protestë modeste në Himarë?!
A jeni në superpushtet, apo jo?!
Nga çfarë keni frikë?!
Tubimi është liri e garantuar nga Kushtetuta dhe Konventat e të drejtave themelore.
Turp e faqja e zezë ishte letra e Policisë Vlorë për të ndaluar një tubim, i vetmi në këto kohë të vështira për demokracinë, ku edhe opozita politike gjendet në drejtim të paditur. Madje kjo e fundit po lufton edhe korrupsionin në Zimbabve dhe nuk ka kohë të mbështesë një protestë për demokraci në Himarë.
Nuk kisha ndërmend të shkoj, por sot do shkoj në atë protestë. Dhe do ta mbështes paqsisht", shkruan Manjani në Facebook.