Lulzim Basha: Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin me Berishën, interesa multi-milionëshe te kulla

13 August 2023, 15:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha: Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin me
Lulzim Basha / Edi Rama / Sali Berisha


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është treguar më i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me akuzat e tij drejtuar Sali Berishës, për të cilin thotë se bën beteja fasadë por bashkëpunin me qeverinë.

Në një shkrim në Facebook, Basha akuzon Berishën se k bashkëpunuar me Edi Ramën dhe Erion Veliajn për kullën 65-katëshe që do të ngrihet në Tiranë, pas të cilës fshihen sipas tij, interesa multi-milionëshe.

Deklarata e Bashës:

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së "betejës" sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve.

Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve.


Video