Kokalari pyet demokratët: Pse rrini akoma me Berishën? Morali i tyre përtokë, ndihen të përdorur në maksimum

12 August 2023, 15:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokalari pyet demokratët: Pse rrini akoma me Berishën? Morali i tyre
Evi Kokalari / Sali Berisha (në sfond, Kulla Mali i Tiranës)


Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari duke komentuar zhvillimet brenda "Foltores", pas aferës për ndërtimin e kullës 65-katëshe në Tiranë, thotë se demokratët ndihen të përdorur në maksimum.

Kokalari shkruan në rrjetet sociale se sipas atyre që i thonë nga brenda PD-së së Berishës, morali i demokratëve ka rënë përtokë. Ajo pyet se përse vijojnë ende demokratët të qëndrojnë krah Berishës.

"Ju garantoj që dhe në 2025 Ramës do t’ja jepni fitoren", shkruan ajo, duke nënkuptuar kapjen e opozitës nga qeveria.

Reagimi i Kokalarit:

Më thonë nga PD rithemelimit se morali i përgjithshëm ka rënë në tokë. Ndjehen të përdorur në maksimum.

Dakort, nuk ju vë faj po pse jeni akoma aty? Kaq pak kurajo keni që nuk largoheni?

Ju garantoj që dhe në 2025 Ramës do t’ja jepni fitoren.

Mos kini asnjë dyshim për këtë.


Video