Ndërtimi i kullës 65 kate në qendër të Tiranës, rrokaqielli më i lartë nga Ballkan, nga biznesmenë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, vijon të jetë lajmi i ditës.
Në një reagim të gjatë në mëngjes, kryeministri Edi Rama justifikoi ndërtimin e grataçelës në funksion të asaj që ai e quan “pasioni për të transformuar Tiranën dhe Shqipërinë”.
Mirëpo rrjeti ka shpërthyer në ironi.
Edhe njerëzit e politikës kanë mbajtur qëndrime. Opozita po ashtu, edhe pse të ndarë në opinionet e tyre, disa kritikojnë Foltoren dhe Rithemelimin se po bën biznes me Ramën e disa të tjerë e mbrojnë duke e ndarë ndërtimin e kullës nga Berisha.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi përmes një statusi në Facebook “godet” Ramën duke i kujtuar frazën e tij të gjithhershme kur ministrat kapen në shkelje, se përgjegjësia është personale.
“Mirë ministrat kanë përgjegjësi individuale po me kullat si do ja bëni. Kullat flasin...", shkruan deputetja Çupi.