Basha i përgjigjet Ramës: Meqenëse kulla nuk është e Berishës, atëherë le të bëjmë veting në politikë

11 August 2023, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha i përgjigjet Ramës: Meqenëse kulla nuk është e
Rama dhe Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës” që dyshohet se po ndërtohet nga njerëzit e "Foltores".

Basha sfidon Ramën duke thënë se meqë kulla nuk është e njerëzve të Berishës, të bëhet vetingu edhe në politikë.

"Sa më shumë zgjatet lista e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që janë në burg, arrati apo nën hetim për shkak të makutërisë me të cilën është mbrujtur qeverisja e tij, aq dhe më të gjata bëhen hartimet e Ramës. Por atë që nuk e thotë dot me pak fjalë, nuk ka shans ta mbulojnë fjalët shumë e për lumë.

Meqë mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i duket si një “mullar balte”, ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të ndarë të vërtetën nga balta: Veting në politikë.

Kur është i mirë për gjyqtarët, prokurorët, policët, pse të mos jetë i tillë edhe për politikanët?!

Propozimi i Partisë Demokratike është në Parlament, mjafton vullneti politik për ta miratuar. Me këtë rast u kursejmë qytetarëve andrallat e njëpasnjëshme të cirkut 33-vjeçar, pas të cilave fshihet frika nga e shkuara e atyre që ndonëse e kërkojnë votën për t’i shërbyer njerëzve, i kanë shërbyer vetëm interesave personale dhe klientelës oligarkike", shkruan Basha në rrjetet sociale.

 

 


Video