A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka arritur të heqë stigmën si një vend i mbushur me kriminelë dhe emigrantë të varfër.
Deklaratën Rama e ka bërë gjatë një interviste me kanalin italian "LA7". Kreu i qeverisë shqiptare tha se sekreti është puna e bërë me pasion dhe durim të madh, teksa u pyet për fluksin e madh të turistëve këtë vit.
"Nuk është një sekret, por një punë e bërë me pasion dhe durim të madh. Arritëm të çliroheshim nga ajo stigmë që kishim mbi ne që nga vitet nëntëdhjetë.
U pamë si një vend plot me kriminelë dhe emigrantë të varfër. Për italianët, Shqipëria është shtëpia e tyre, ndihemi italianë dhe jemi shumë të lidhur me Italinë", tha ndër të tjera Rama.