Balla dhe Rrumbullaku vizitojnë te "Trauma" policen e aksidentuar: Respektoni rregullat e qarkullimit

9 August 2023, 15:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balla dhe Rrumbullaku vizitojnë te "Trauma" policen e
Ministri Taulant Balla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku kanë vizituar sot në spitalin e "Traumës" efektiven e policisë të plagosur sot gjatë një aksidenti rrugor në Vorë.

Efektivja Arta Shurbi ishte në detyrë, kur dy makina u përplasën me njëra-tjetrën duke e goditur edhe atë. Kjo është hera e dytë që Shurbi përfshihet në aksident.

Nga Spitali Ushtarak, Balla i ka bërë apel drejtuesve të makinave të tregojnë kujdes.

"Nuk jemi në rrugë për të vënë gjobat. Duam ndërgjegjësimin e shoferëve. Drejtuesit e makinave të tregohen të kujdesshëm, respektoni rregullat e qarkullimit", tha ndër të tjera Balla.


Video