Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke iu referuar shembujve pozitivë të Njësisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, për mënyrën e re të komunikimit me qytetarët, tha se kjo qasje duhet e po shtrihet në të gjithë vendin.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se policia e shtetit do të ketë një tjetër nivel komunikimi me qytetarët teksa ka përgëzuar shembujt pozitivë të njësisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë.
“Policia do të ketë një nivel tjetër komunikimi me qytetarët, pa zbehur tolerancën zero për “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ju sjell në vëmendje se një ndër burimet e trafikut në Tiranë janë edhe parkimet e gabuara mu në mes të rrugës apo drejtimi i mjetit duke përdorur njëkohësisht edhe telefonin. Këto shkelje të Kodit Rrugor janë të ndërshkueshme dhe nuk duhet të tolerohen”, shkruan ministri në një shënim në rrjetet sociale.
Balla tha se më tepër se gjobat, do të kërkojë të rritet ndjesinë e përgjegjësisë te qytetarët.
“Nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve”, thekson Balla.