Floreta Faber ka përmbyllur tetë vite si ambasadore e Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Diplomatja pritet të zëvendësohet në këtë post nga ish-deputeti Ervin Bushati.
Faber është përshëndetur me zyrtarë dhe kolegë amerikanë, ndër ta edhe me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
"Shqipëria është një partner i vlefshëm në Këshillin e SIgurisë të OKB-së dhe NATO-s, duke përfshirë edhe qëndrimin kundër pushtimit rus të Ukrainës. Asistentja Yuri Kim u takua Floreta Faber për ta uruar për përfundimin e suksesshëm të më shumë se 8 viteve si ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Jemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mike dhe aleate", Byroja e Departamentit të Shtetit për Europën dhe Eurazinë.
Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane në DASH.