"Shpërthen" Vangjel Dule: Fredi Beleri është rrëmbyer dhe po mbahet peng!

11 August 2023, 20:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shpërthen" Vangjel Dule: Fredi Beleri është
Vangjel Dule


Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, duke e quajtur si pengmarrje dhe burgosje politike.

Dule ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në "News Zone", duke thënë se kreu i qeverisë shqiptare "ka përgatitur terrenin", për arrestimin e Belerit.

Deklarata e Dules vjen pak orë pas vizitës së deputetit grek të Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, i cili e takoi belerin në burg.

“Zoti Beleri është kryetari i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Himarës. Çdo sekond që vazhdon për mua nuk është i ndaluar, është i rrëmbyer dhe po mbahet peng. Për çdo sekond që vazhdon kjo situatë, rëndohet imazhi i demokracisë, i shtetit të së drejtës, i standarteve që kërkohen për t’u respektuar për të drejtat e njeriur dhe të minoriteteve.

Nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë në favor të akuzës. Është një proces i dirigjuar, i motivuar politikisht dhe vetëm për këtë arsye zoti Beleri vazhdon të jetë një i burgosur politikë i Zotit Rama.

Në qoftë se shohim në prespektivë, një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, në një kohë që klima ishte jashtëzakonisht e qete, normale, funksionale, për sa i përket parashtrimit të alternativave të kandidatëve në Bashkinë e Himarës, ishte vizita e Zotit

Rama në atë bashki që hodhi vizitën e zjarrit me një agresivitet të pakonceptueshëm ndaj një kandidati dhe tashmë të zgjedhurit në krye të bashkisë, Zotit Beleri. Zoti Rama parapërgatiti terrenin për një javë rresht kudo që u ndodh, në Tiranë, Fier, Kamëz, ku kryefjala e tij ishte kudo Fredi Beleri”, tha Dule.


Video