Astrit Patozi: Pa u hedhur tulla e parë, kulla ka zënë nën vete shumë personazhe VIP

11 August 2023, 16:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Astrit Patozi: Pa u hedhur tulla e parë, kulla ka zënë nën
Astrit Patozi / Kulla "Mali i Tiranës"


Ish drjetuesi i "Bindjes Demokratike", Astrit Patozi ka komentuar debatet e fundit të nxitura nga ndërtimi i kullës 65-katëshe në Tiranë.

Me ironi, Patozi shkruan se kulla na tregoi se si politika e kalbur dhe e korruptuar e tre dekadave postkomunizëm është e përfshirë në aferë.

Ai thotë se pa u vendosur ende tulla e parë për ndërtimin e kullës, tmerrësisht shumë personazhe VIP i ka zënë nën vete.

Komenti i Patozit në rrjetet sociale:

ÇFARË FITUAM FALAS PREJ KULLËS
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem fare debatit të zjarrtë, që ka shpërthyer këto ditë gushti për "Malin e Tiranës".

Por një gjë është e qartë për të gjithë, se ajo ende pa u hedhur tulla e parë ka zënë tmerrësisht shumë personazhe VIP nën vete. Dhe pothuajse të gjithë politikën e kalbur dhe të korruptuar të tre dekadave postkomunizëm, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Ndaj edhe nuk ka shumë rëndësi tani se kush fiton më shumë qyl e kush po përbaltet kot prej saj.

Aq më pak ka vend pyetja apo kërshëria në janë malësorë apo fusharakë ata, të cilët po përfliten se qëndrojnë prapa hijes stërmadhe të këtij masivi betoni në kërthizën e kryeqytetit.

Mjafton kaq për të nxjerrë përfundimin se dobia publike është arritur paradhënie, ndaj edhe ajo duhet konsideruar si një investim serioz për Shqipërinë.


Video