Giorgia Meloni mbërrin nesër në Vlorë me ftesë të Edi Ramës

13 August 2023, 18:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Giorgia Meloni mbërrin nesër në Vlorë me ftesë të
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë nesër vendin tonë.

Mediat shkruajnë se Meloni do të mbërrijë në Vlorë me një mjet privat, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Pritet që Meloni të vizitojë bregdetin shqiptar, në një kohë kur vendi ynë po përballet me një rritje të madhe të turistëve italianë.

Vizita e Melonit në Shqipëri, ndonëse mendohet se është private, nuk është konfirmuar ende nga zëdhënësit e liderave të dy vendeve.


Video