Malltezi i quajti “palaço”, revoltohet Flutura Açka: Doktor, mblidhi zagarët!

7 December 2023, 19:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Malltezi i quajti “palaço”, revoltohet Flutura Açka:
Deputetja Flutura Açka

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar pas një lajmi të postuar në “Syri” dhe të shpërndarë nga Jamarbër Malltezi, që ironizonte pjesën e deputetëve demokratë të cilët zgjodhën që në Parlament të mos i bashkohen kaosit të shkaktuar nga grupimi i Berishës.

Lajmin e “Syrit” ku thuhet se deputetët e Bashës, “plotësuan kuorumin e Ramës”, teksa grupimi i Berishës bënte luftë me regjimin, Jamarbër Malltezi e ka shpërndarë me mbishkrimin “Palaçot në Parlament”.

Por reagimi i Açkës ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër:

''Doktor, mblidhi zagarët!

Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deptete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri, as me heshtje, as me kinse, por me karton'', shkruan deputetja dmokrate.


Video