LSI ndryshoi emrin, ironia e gazetarit me historinë e një shtëpie publike nuk i ecnin punët mirë

25 July 2022, 22:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
LSI ndryshoi emrin, ironia e gazetarit me historinë e një shtëpie
Ilir Meta ne konventen e partise se Lirise

Partia e Lirisë, ky do të jetë emri i ri i LSI-së. Por për gazetarin Mentor Kikia, problemi nuk qëndron tek emri, por te njerëzit brenda partisë. Për të argumentuar, Kikia ka sjell edhe një histori ironike.

“A nuk e ka fajin emri, jo!

Një shtëpie publike nuk i ecnin punët mirë.

Pronari vendosi të ndërronte krevatet dhe çarçafët. Por sërish dobët….

Ai i ndërroi ngjyrën ndërtesës, ia ndërroi edhe emrin, por sërish nuk lëvizi gjë.

Një “menaxher” i mirë e këshilloi: Nuk e kane fajin krevatet dhe ngjyra e mureve, por duhet me ndërru femrat që punojnë aty brenda”, shkruan Kikia.

 


Video