Berisha-Meta, nis përplasja për flamurin e opozitarizmit

25 July 2022, 17:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha-Meta, nis përplasja për flamurin e opozitarizmit
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sali Berisha ndjehet i kërcënuar nga dalja e Ilir Metës nga Presidenca dhe i trembet faktit se ish-Presidentit i rikthyer te LSI mund t’i marrë protagonizmin opozitar, ose më e pakta të bashkëndajë me të këtë protagonizëm.

E nëse me sulmet ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes së tij Berisha e Meta afron pothuajse për gjithçka, brenda opozitës duket se po merr udhë rivalitetit për të përcaktuar ‘Alfën’. Rivaliteti fillon nga vëmendja dhe shikueshmëria.

Në të njëjtën kohë që LSI ka thirrur Konventën Kombëtare, ku sipas disa zërave Ilir Meta pritet që të propozojë edhe ndryshimin e emrit të partisë, Sali Berisha do të takohet në Fier me aktivistë e qytetarë për të folur për reformën territoriale.

Ironike është fakti që Berisha në të shkuarën akuzonte Ramën për përplasje në oraret e aktiviteteve për t’i hequr vëmendjen. Një përplasje e tillë ishte edhe në 7 korrik, kur Berisha organizonte protestën kundër rritjes së çmimeve, ndërsa Rama përuronte hapjen e bypass-it të Vlorës.

Tani, Berisha vetë po i minon PR Ilir Metës. Kjo nuk është diferenca e vetme mes të dyve. Sali Berisha ka njoftuar se në shtator do të nisë protestat kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, ndërsa Ilir Meta foli këtë të hënë për referendum, por pa specifikuar rrugët se si do të arrijë te ky referendum.


Video