Shkarkimi/ Sali Berisha: Ahmetaj do të arratiset nga Shqipëria, në 2005 iku në Rumani

25 July 2022, 13:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkimi/ Sali Berisha: Ahmetaj do të arratiset nga Shqipëria,
Sali Berisha dhe Arben Ahmetaj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zbuloi ato që i fshihen sipas tij pas shkarkimit sot nga detyra e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Berishës ai u shkarkua për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Berisha gjatë daljes paralajmëroi se Arben Ahmetaj do të arratiset nga Shqipëria për në Rumani ku do të kërkoj azil. Kreu i PD i bëri thirrje Ahmetaj se edhe po të shkoj prapa diellit nuk do ketë shpëtim.

"Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.

Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës.
Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur.

E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje, tha Berisha.


Video