E bija e ish-ministrit dhe bashkëpunëtore e hershme e Ramës, kush është kryenegociatorja Majlinda Dhuka

25 July 2022, 10:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E bija e ish-ministrit dhe bashkëpunëtore e hershme e Ramës, kush
Edi Rama dhe Majlinda Dhuka

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Majlinda Dhukën si kryenegociatore dhe ministre të Shtetit.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama, teksa dha lajmin në një postim në Twitter mengjesin e së hënës.

Por, kush është Majlinda Dhuka? 

Dhuka njihet si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama që kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës. Së fundmi ajo ka mbajtur poste të rëndësishme në Kryeministri.

Dhuka është e bija e Foto Dhukës, ish-minister i Industrise e Tregtise në qeverinë e Pajtimit Kombëtar më 1997.

Majlinda Dhuka prej vitesh është pedagoge në një universitet privat me profil ekonomik.

 


Video