EMRAT/ Nga Basha te aleatët e PD dhe Kryemadhi, kush janë deputetët e opozitës që morën pjesë në betimin Begajt

24 July 2022, 18:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Nga Basha te aleatët e PD dhe Kryemadhi, kush janë
Deputetët e opozitës

Edhe në seancën e betimit të Presidentit të tetë të Republikës, Bajram Begaj, Partia Demokratike ka qenë e ndarë.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tij vendosën ta bojkotojnë, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të PD-së dhe të aleatëve të saj, ishin të pranishëm në sallë.

Të pranishëm në Kuvend kanë qenë: Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Ervin Saliajni, Oriola Pampuri, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, si dhe aleatët e PD, Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Po ashtu në sallë kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho.


Video