Deputetja e Rithemelimit nuk i bindet Berishës, merr pjesë në betimin e Begajt: Respektova Kushtetutën

24 July 2022, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetja e Rithemelimit nuk i bindet Berishës, merr pjesë në
Ina Zhupa

Pavarësisht se Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha, doli me një komunikatë zyrtare ku njoftonte se do të bojkotonte seancën parlamentare për betimin e Presidentit të ri Bajram Begaj, këtij vendimi nuk i janë bindur të gjithë deputetë.

Deputetja Ina Zhupa ka qenë e pranishme në parlament dhe në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Berisha është në dijeni se ka vendosur të jetë në Kuvend ndërsa shtoi se nuk donte ta paragjykonte Begajn.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në PS. Ndryshe nga ç’meritonte procesi që mendoj se i takonte edhe për legjitimimet opozitës, ishte i kapur nga mazhoranca. Pavarësisht situatës, mendoj se nuk duhet ta paragjykoja presidentin që sot betohej dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit si kreu më i lartë i shtetit. Si garant i kushtetutës dhe do të jetë mbi palët.

Si deputete, e kisha dhe nga detyrat e mia funksionale sepse procesi do të jetë kushtetues, institucional dhe mandati më bën që të respektoj kushtetutën. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin në ato të parakohshme apo normale.

Ju e keni parë deklaratën e PD. Me të drejtë e ka cilësuar ditën si të monizmit pasi edhe presidenti u zgjodh nga Edi Rama. Nuk kemi pasur mbledhje grupi por një qëndrim zyrtar dhe secili nga deputetët merr vendimin e vet. Ajo që Berisha është në dijeni edhe për praninë time sot”, tha Zhupa.


Video