Betimi i Begajt, PD: S'kemi vendosur për pjesëmarrjen

23 July 2022, 19:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Betimi i Begajt, PD: S'kemi vendosur për pjesëmarrjen

Partia Demokratike thotë se nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt President.

"Në përgjigje të interesimit të mediave për pjesmarrjen e opozitës dhe Kryetarit të saj Sali Berisha në Ceremoninë e betimit të Presidentit në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar ditën e nesërme", thuhet në deklaratën e Zyra e Shtypit e PD.

Deklarata pason lajmet se Berisha do ta bojkotojë seancën me arsyetimin se zgjedhja e Begajt është antikushtetuese, ndërsa Enkelejd Alibeaj ka deklaruar pjesëmarrjen.


Video