Betimi i Bajram Begajt përçan PD / Berisha do ta bojkotojë, Alibeaj do të marrë pjesë

23 July 2022, 18:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Betimi i Bajram Begajt përçan PD / Berisha do ta bojkotojë,

Enkelejd Alibaej dhegrupi ieputetëve që e mbështesin nuk do të bojkotojnë seancën e betimit të Bajram Begajt si President.

Kreu i grupit parlamentar të PD ka reaguar pas lajmit se PD do të bojkotojë seancën pasi e quan antikushtetuese zgjedhjen e Bajram Begajt si President.

Reagimi i Enkelejd Alibeajt

Ne do marrim pjese ne seancen e neserme ne Kuvend. Seanca e neserme eshte e parashikuar nga Kushtetuta. Qendrimin tone per z. Begaj e kemi mbajtur dhe eshte i qarte. Ai perfaqeson zgjedhjen e njeaneshme te mazhorances dhe nuk  perfaqeson gjysmen e shqiptareve.

Por ka nje ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidences se Republikes si institucion. Kemi respektuar e do te respektojme Kushtetuten dhe institucionet e jo individet. Jemi shume te qarte ne kete pozicion. Edhe ne 2017 kur z.Meta u zgjodh president PD atehere nuk mori pjese ne votim por mori pjese ne ceremonine e betimit.

 


Video