Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si President i ri i Republikës së Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se nga sot, zyrtarisht kryeministri Rama ka më shumë kontroll dhe pushtet sesa kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
Tashmë zyrtarisht Edi Rama ka më shumë kontroll dhe pushtet sesa kishte Ramiz Alia diktatori fundit i Shqipërisë. #shqipërianërrezik
Rama kontrollon sot totalisht këshillat bashkiak, bashkitë e vendit, parlamentin dhe presidencen #mosthuajçmëduhetmua.