Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si Presidenti i tetë i Republikës së Shipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri shkruan se SHBA mezi pret për të punuar për thellimin e partneritetit mes dy vendeve për forcimin e demokracisë së Shqipërisë.
“Urime Bajram Begajt për betimin e tij si presidenti i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. Krah për krah”, deklaron Kim.
Congratulations to Bajram Begaj on his inauguration as the new President of Albania. We look forward to working with President Begaj on deepening the enduring U.S.- Albanian partnership, strengthening Albania’s democracy and defending peace & security as NATO Allies. #krahperkrah pic.twitter.com/TC1zQc7Id1
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 24, 2022