Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e lamtumirës për ish-Presidentin Bujar Nishani, që do të prehet në varrezat e Sharrës.
Por sot, Berisha, për herë të parë publikisht nuk i ka mbajtur lotët dhe e ka ndërprerë fjalën e tij me zërin që iu drodh nga trishtimi.
"Jemi këtu rreth teje të të përcjellim me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë në rrugëtimin tënd pa kthim, të parakohshëm që nise pasi ke ngjitur si rrallë kush tjetër shkallët e jetës dhe ato më të larta të detyrës. Megjithëse largohesh nga ne përgjithmomnë, për sa kohë që ne do jetojmë, do mbetesh i gjallë midis nesh në veprat, fisnikërinë, përkushtimin e pakufijshëm, shërbimet e mëdha dhe të çmuara ndaj shqipërisë e shqiptarëve në rrugëtimin e tyre në liri.
Vlerat morale, veprat, mirësitë e njeriut janë pavdekësia tokësore. Me ne do të jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i ndershëm, qytetari i ndershëm dhe atdhetar, demokrat i flaktë, prindi i dashur e shembullor, shërbëtori i qytetarve shqiptarë. Pas kësaj lamtumire, secili prej nesh ndihet më i pakësuar se në ndarjen e trishtë kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë.
Odeta ndihet sot më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëpunëtorin fisnik. Për Ersin dhe Fionën është dita më e errët e jetës së tyre por do të jenë krenar për babain e tyre. Doi mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe të gjithë ata që bëjnë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë. U prehsh në paqe. Miku ynë i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës, lamtumirë", tha Berisha.
View this post on Instagram